Pas mbylljes së shërbimit të BBC në shqip, duket se edhe shërbimi i radios Evropa e Lirë për Ballkanin po shkon drejt mbylljes.
Siç raporton BIRN, të hënën agjencia shtetërore maqedonase MIA shkroi se në draft- buxhetin që i është dërguar Kongresit amerikan nuk është përfshirë fondi për programin ballkanik të radios Evropa e Lirë.
Drejtori rajonal i kësaj radio, Nenad Pejiç tha se në këtë moment nuk ka një vendim për mbylljen, por pranoi se e ardhmja është e pasigurt.
Kjo radio transmeton programe lokale për Shqipërinë, Bosnjen, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë.
“RFE është e ndërgjegjshme se rajoni i Ballkanit nuk është në listën e prioriteteve të SHBA, por njëkohësisht mendojmë se misioni ynë në Ballkan nuk ka mbaruar,” tha Pejiç./ep