Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Të rinjtë në politikë, lodër jo lojtarë!

$
0
0

rigelsNga Rigel Xhemollari

 

Qarkullimi i elitave dhe brezave përbën themelin e progresit në një shoqëri demorkatike dhe të zhvilluar, në mënyrë që t’i përshtatet kohës dhe evoluimit dinamik të shkencës, teknologjisë dhe marrëdhënies me qytetarët. Kjo ndodh vetëm me injektimin e brezave të rinj në klasën politike, të cilët me vizionin dhe energjinë që i karakterizon, marrin në dorë fatin e vendit të tyre.

Në Shqipëri ndodh ndryshe, të rinjtë që aktivizohen në politikë i merr për dore kryetari i partisë së tyre, sepse ai nuk i do ata për vizion, por për dekor, nuk i do për ide, por për bashkëfajësi elektorale, i do për të ripërtërirë vetveten.

Dy partitë e mëdha në Shqipëri kanë nga një kryetar të forumeve rinore, njëra nuk e ka zgjedhur ende megjithëse ka 8 vjet i emëruar në atë detyrë, tjetra bëri sikur e zgjodhi dhe pastaj e vetëkënaqi me një post burokrati. Partia e tretë aksidentalisht zgjodhi një deputete në moshë të re, të cilën ende nuk e kemi parë të spikatë.

Ndërsa partitë e tjera i ftojnë të rinjtë vetëm në kohë fushate kur kanë për të ngjitur postera apo veshur bluza për fasadën e kryetarit dhe asnjëherë për të diskutuar programin e tyre politik.

Ky model i instaluar në politikën shqiptare që prej 23 vitesh nuk e lejon konkurrimin e lirë brenda partisë, nuk respekton aktet e rregullimit të brendshëm të partisë dhe që i konsideron të rinjtë sende dhe jo politikëbërës, i ka shndërruar ata në një rini që s’ka asgjë të re përveë ditëlindjes dhe që sakrifikohet çdo ditë për të mbajtur në këmbë modelin 20- vjecar të liderëve që flasin për demokracinë dhe brenda forcave të tyre politike sillen si diktatore.

Ky nuk është modeli i të riut politikan, kjo nuk është rinia që vendi me numrin më të ri të popullsisë ka nevojë ta përfaqësojë. Politikanët e rinj së pari duhet të kuptojnë se për të qenë pjesë e një force politike, duhet identitet personal, duhen akte kundër të vjetrës, duhet vizion i ri dhe jo ripërsëritje e modelit të vjetër në të njëjtin moçal politik të këtij tranzicioni të tejzagjatur.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>