Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Reagim ndaj RD/ “Vjellja e vrerit duhet me doemos të përballet me ligjin”

$
0
0

ardit-collaku-webNga Ardit Çollaku*

Përgënjeshtrim kundrejt shpifjeve dhe sajesave te publikuara ne gazetën Rilindja Demokratike te datës 5 prill 2014

 

Ditën e sotme janë publikuar në disa gazeta politike akuza të ulëta dhe të pavërteta në lidhje me personin tim. Duke përgënjeshtruar shkrimin e publikuar, dëshiroj të theksoj se asnjë prej këtyre akuzave nuk ka as vërtetësinë më të vogël. Përkundrazi, akuzat jane hedhur nëpërmjet një sfondi tërësisht politik, duar e pena të porositura nga persona te semure menderisht dhe te pamoralshem. Keto akuza jane pjesë e prapaskenave politike të palogjikshme dhe jashtë realitetit te cilat synojne dizinformimin e opinionit publik nepermjet nje fushate mashtrimi dhe shpifje.

Për pasojë dua të theksoj se si shumë të tjerë, unë jam kthyer në Shqipëri për të dhënë kontributin tim modest, pas një periudhe të gjatë studimi e pune jashtë vendit. Ashtu siç mund të vërtetohet shumë thjesht nga çdo individ apo institucion, gjatë të gjithë kësaj periudhe, si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë, nuk ka patur në lidhje me emrin apo me personin tim kurre ndonjehere asnjë akuzë apo hetim për çfarëdo çështjeje të mundshme.

Ne kundërshtim te hapur me etiken profesionale te gazetarit, ka sot disa gazetarë që hedhin baltë verbërisht mbi njerëz që nuk i njohin aspak, si pasojë e porosive e urdhërave të caktuara politike. Ky proces baltosjeje publike është diçka e turpshme që prej kohësh prek shumë persona publikë në Shqipëri, pa patur asnjë vërtetësi apo fakt në themel të saj. Për pasojë është e qartë për këdo se pas këtyre sulmeve as që tenton të fshihet një shqetësim publik, por përkundrazi, maskohen vetëm kulisa e maskarallëqe politike të ulëta.

Unë kam qenë dhe mbetem tërësisht i hapur për çfarëdo pyetje apo hulumtimi mbi jetën time profesionale dhe private. Nuk më ka shkuar asnjëherë ndër mend të fsheh diçka, pasi nuk kam asgjë për të fshehur. Si pozicioni që mbuloj aktualisht, ashtu edhe ato që kam mbuluar më parë në karrierën time, janë thjesht dhe vetëm produkte të përkushtimit dhe vullnetit në punë dhe asgje tjeter.

Me del për detyre mua personalisht si intelektual dhe profesionist si dhe detyrim moral si qytetar i këtij vendi te denoncoj publikisht veprimet e ulëta të shtypit politik jo vetëm nëpërmjet këtij përgënjeshtrimi, por duke ju drejtuar me kallëzim penal organit të akuzës si dhe me padi ne gjykate për shpifje dhe dëm moral që i është shkaktuar dinjitetit tim, nëpërmjet shpifjeve dhe veprimeve të kundërligjshme.

Tentativa të tilla për të baltosur këdo që mund të lidhet në mënyrë logjike apo jo me persona të caktuara janë veprime të pamatura, keqdashëse dhe injorante të një pakice fare të vogël personash që e kanë gjobitjen dhe fletërrufenë si pjesë të pandashme të dinjitetit të tyre të munguar. Në kanë një efekt të vërteta këto vepra të ulëta, ky efekt është vetëm prova për nivelin e personazheve banale që i porosisin e botojnë. Megjithatë vjellja e vrerit publikisht është një dukuri në zhdukje e cila duhet me doemos të përballet me ligjin që mbron dinjitetin dhe angazhimin njerëzor të gjithkujt, jo vetëm meje, që provon përditë të bëjë ndryshimin për mirë.

*Ky reagim i drejtorit të Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) vjen pas shkrimit në RD se ai ka shitur diploma dhe e ka blerë 100 mijë euro vendin e punës.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>