Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Letra e Tahirit për Nishanin/ PD: Ministri i dështuar të mos sulmojë gjykatat

$
0
0

silviPartia Demokratike reagoi pas një letre, që ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i ka dërguar Presidentit të Republikës, Bujar Nishani që të reagojë për disa vendime skandaloze të gjyqtarëve.

Në reagimin e PD, Tahiri vlerësohet si ministër i dështuar.

“Ministri më i dështuar i qeverisë së mashtrimeve dhe dështimeve është njëkohesisht edhe më qesharaku dhe absurdi. Përsëri Sajmir Komiku ka zgjedhur të sulmojë gjykatat e vendit për dështimin e tij masiv dhe epokal me rendin. Ministri i Brendshëm duhet të mbajë përgjegjësi për dështimet e përditshme në luftën kundër krimit. Tahiri të zbardhë lidhjen e dyshuar me ndonjë kryebandit të vendit dhe disa ekzekutime mafioze, për të cilat nuk është përgjigjur akoma publikisht. Ministri i dështuar të ndalë emerimet e narkotrafikanteve dhe përsonave me precedentë kriminalë në strukturat e Policisë së Shtetit,” thuhet në njoftimin e PD.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>