Radio shtetërore ruse “Zëri i Rusisë” akuzon se në trojet shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe një pjesë të Maqedonisë stërviten terroristë. Sipas saj, ata veprojnë nën kujdesin e AKSH-së (Armata Kombëtare Shqiptare), që sipas kësaj radioje është pasardhëse e UÇK-së.
Radioja akuzon se këta terroristë përgatiten për Xhihad në Europë dhe në Rusi. Madje ajo i etiketon këta terroristë si ‘djajtë e bardhë’.
Radio ruse shkon më larg, kur thotë se në të ardhmen Bosnja, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, jugu i Serbisë dhe Mali i Zi në të ardhmen do bëhen shtet i bashkuar islamik. Sipas kësaj radioje, kjo është faza e parë e pushtimit të Evropës sipas projektit islamik “Evropa 3000”./ep