Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se ka përfunduar takimi në Bruksel, i ndërmjetësuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE, Catherine Ashton me palën serbe, dhe se marrëveshja është mbyllur.
Në një postim në Facebook, Thaçi shkruan:
“Sapo përfundoi takimi në Bruksel i ndërmjetësuar nga Përfaqësuesja e Lartë Ashton. Marrëveshja është pothuajse e mbyllur. Të gjithë qytetarët e Kosovës do të kenë qasje në drejtësi. Do të garantohet rendi dhe ligji në tërë territorin e Kosovës. Gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë e serbë do të punojnë sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve të Kosovës, në një sistem unik të drejtësisë”.
Thaçi ka thënë se kanë mbetur vetëm disa çështje teknike të vogla teknike, që do të unifikohen nga ekspertët dhe se marrëveshja do të zyrtarizohet në raundin e ri.
Në anën tjetër, zv/kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se kryetari i gjykatës në Mitrovicë do të jetë serb dhe se një numër i konsiderueshëm i gjyqtarëve dhe prokurorëve do të jenë serbë.