Dy shtetas shqiptarë janë dënuar me nga 14 vjet burg secili nga Gjykata e Pasaros, pasi një vit më parë sulmuan me acid një avokate italiane.
Bëhet fjalë për sulmin që iu bë avokates Lusia Anibali, të cilin e porositi, ish-i fejuari i saj, avokati Luka Varani, 37 vjeç.
Alistin Precetaj, 29 vjeç dhe Rubin Talabani, 32 vjeç, u shpallën fajtor nga gjykata për sulmin ndaj avokates, duke u dënuar me 28 vjet burg së bashku.
Ndërkohë, Luka Varani, i cili porositi sulmin, u dënua me 20 vjet burg nga gjykata.
Sipas hetimeve, ka qenë Talabani ai që mori përsipër sulmin, ndërsa Precetaj ishte bashkëpunëtor.
Precetaj njihej si person dhe kontingjent kriminal në Itali.
Dy Shqiptarët u paguan nga Luka Varani që t’i hidhnin acid avokates në fytyrë në mënyrë që ta shpërfytyronin
Mësohet se Talabani ka kryer edhe një sulm tjetër të ngjashëm disa kohë më parë.
Pas vendimit të gjykatës, avokatja e dëmtuar tha se tashmë ajo mund të jetojë e qetë jetën e vet.