Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Kunati, probleme me Kaçin dhe Tritanin

$
0
0

Kunatit i është hapur një telash i ri. Tritan Shehu, që nuk duron dot në opozitë, ka dalë ditët e fundit me tezën se protestat kundër armëve kimike ishin gabim.

Për këtë ai ka polemizuar dhe me Kaçin, i cili po ashtu është dakord që protestat ishin gabim, por ka gjetur se organizator i protestave ishte Rama.

Tritani atëhere ka shkuar dhe më tej dhe ka thënë se Doktori dhe Luli ranë viktima të Ramës dhe dolën në shesh si protestues.

Debati është zhvilluar në profilin e deputetit të PD-së, Kastriot Islami, i cili kishte postuar një lajm për dëmin që ka shkaktuar përdorimi i sarinës ndaj popullatës në Siri.

 

Shehu: Kastriot, nuk po e kuptoj pse e ke bërë këtë postim? Sidoqoftë, mua më rikujton gabimin e madh që kryem ne në Shqipëri kur refuzuam të merrnim pjesë në shkatërrimin e atyre armëve. Ishte e pafalshme dhe ato protesta ishin të organizuara me qëllime keqdashëse, viktimë e të cilëve ranë më tej shumë qytetarë të sinqertë.

Islami: Tritan, nuk ka lidhje me ardhjen e armëve kimike në Shqipëri, por me gjithçka që ka bërë Asadi. Dhe si lajm në gazetën franceze jepet në këtë kontekst. Jam dakord me ato që thua ti, por “protestat” i nxiti Rama me veprimet dhe mosveprimet e tij. Historia do të na japë më shumë detaje për përgjegjësitë e Ramës lidhur me këtë çështje të rëndësishme dhe veçanërisht për veprimet e tij të papërgjegjshme që fillimisht i tha “po” dhe më tej “jo” partnerit strategjik, duke shkaktuar zhgënjime dhe duke e vendosur atë në pozicion mjaft të vështirë për të gjetur zgjidhje brenda afatit.

 

Pasi e sinjalizuan për këtë debat publik Kunatin, ai ndërhyri në Inbox-in e Tritanit dhe Kaçit.

Kunati: Kaçi, çfarë e keni këtë debat se na nxorët bojën. Sipas jush, Doktori dhe Luli janë budallenj që i ka futur në lojë Ed Rama?

Kaçi: Ç’ti bëj Tritanit o zoti Kunat. Ky e ka huq muti, nuk duron dot në opozitë dhe fillon e merr kthesën me gjëra parimore. Unë i shkreti po përpiqem prapë t’ia lë fajin Ramës, por ai do t’ia lërë Doktorit dhe Lulit.

Kunati- Tritanit: Tritan, ça i ke këto debate publike? Ti e di qëndrimin e Lulit dhe Doktorit për këtë çështje.

Tritani: Ka qenë një gabim i madh, i ka futur në kurth Ed Rama. Duhet ta denoncojmë sa nuk është vonë.

Kunati: Nuk fitojmë gjë nga kjo, u mbyll ajo punë.

Tritani: E ke gabim, nuk mbyllet kurrë. Ata na kanë njollosur. Doktori me Lulin janë ulur këmbkryq në shesh kundër SHBA. Duhet ta heqim atë njollë.

Kunati- Kaçit: Ore ky Tritani qenka çmendur. Thotë që duhet hequr ajo njollë që na ka vënë Rama në shesh.

Kaçi: I thuaj Tritanit mos fluturo me presh në bythë…

Kunati- Tritanit: Kaçi thotë nuk duhet fluturuar me presh në bythë vetëm se këtë gjë e kërkon SHBA….

Tritani: I paragjykoni gjërat, nuk është ashtu. Nuk i ka ardhur njeriu e keqja nga preshtë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852