Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Facebook do ofrojë internet për të gjithë me drone

$
0
0

droneFacebook ka një plan ambicioz për të ofruar internet për dy të tretat e botës që nuk kanë akses, duke përdorur satelitët, lazerët dhe mjetet fluturuese të telekomanduara (drone).

Kjo u bë e ditur nga themeluesi i kompanisë, Mark Zuckerberg.

Projekti do i vendosë ata në konkurrencë direkte me Google, që ka në plan të ofrojë akses në internet duke përdorur aerostatet.

Sipas BBC, qëllimi i këtyre kompanive gjigande është që të zgjerojnë audiencën e tyre, veçanërisht në botën në zhvillim.

Facebook thotë se ka në plan që të ngrejë një flotë me drone që furnizohen me energji nga dielli.

Kompania ka kontraktuar që tani disa firma të specializuara në këtë drejtim.

Më herët ishte folur se Facebook do blejë kompaninë e prodhimit të drone-ve, Titan.

Qëllimi është që kompania të zgjerohet përtej 1.2 miliard përdoruesve.

Facebook ka lidhur që tani marrëveshje me operatorët e telekomunikacioneve në Paraguaj dhe Filipine për të dyfishuar numrin e atyre që përdorin internet në këto rajone.

Mark Zuckerberg ka deklaruar se interneti është një e drejtë njerëzore themelore.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>