Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Senatorët e PS janë gati të lënë mandatin për t’u bërë ministra

$
0
0

(u39u)Selia-e-PSDeputetët senatorë të Partisë Socialiste mund të lënë mandatin që kanë fituar në zgjedhjet e 23 qershorit për të marrë postin e ministrit.

Burime nga selia rozë bëjnë të ditur për gazetën Panorama se disa prej deputetëve më me peshë në këtë parti, si Pandeli Majko, Bashkim Fino, Namik Dokle, Damian Gjiknuri, Fatmir Xhafaj e Arta Dade, duket se janë gatshëm për të pranuar ofertën e Ramës për në kabinetin qeveritar.

Fakti që maxhoranca e re, ku përfshihet edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ka arritur të sigurojë 83 mandate në Parlament, ka ndikuar që ky këto figura të PS të ndryshojnë mendim përsa i përket pozicionit të tyre në Ekzekutiv.

Njëri prej senatorëve, Pandeli Majko, deklaroi para zgjedhjeve se nuk do ta linte mandatin e deputetit për t’u bërë ministër. Ndërkohë që mësohet se negociatat për qeverinë e re janë ende në fazën e raporteve mes PS e LSI dhe Edi Rama nuk ka thirrur asnjë nga deputetët e Grupit Parlamentar të PS për t’i komunikuar vendimin e tij.

Nga burime pranë PS e LSI mësohet se ende nuk janë precizuar ministritë që do të drejtohen nga LSI dhe PBDNJ.

Në diskutim mbetet drejtimi i Ministrisë së Drejtësisë, e cila mund t’i kalojë LSI-së, por që pretendohet edhe nga aleati tjetër i PS, Spartak Ngjela.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>