Në Lezhë, Bashkia e qytetit kishte planifikuar që aktivitetet me rastin e Ditës së Verës t’i zhvillonte në Kala.
Dyndja e madhe e njerëzve ka krijuar dhe një incident në hyrje të kalasë, raporton A1Report.
Disa persona janë rrahur keqas mes njëri- tjetrit dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të normalizuar situatën.
Nga dëshmitarët mësohet se gjithçka ka nisur sepse të gjithë donin të hynin të parët në kala sapo kangjellat e hekurta të hapeshin.