Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Pedonalja e Tiranës u ndërtua për të shëtitur, jo për të shitur qoftet e “kunatit”

$
0
0

Komuna-e-Ulqinit-merr-pjesë-në-Panairin-_Unë-konsumoj-prodhime-shqiptare_-në-Tiranë.1Nga Përparim Halili

 

Sa herë ka festa zyrtare, tradicionale, ndërrim vitesh, stinësh, kremtime përvjetorësh të kryeqytetit apo ngjarjesh kombëtare e lokale, festa fetare, aktivitete publike, organizime argëtuese popullore, madje dhe festa fëmijësh e punëtorësh, apo qoftë dhe aktivitete të tjera masive, të shpikura enkas prej familjes kryebashkiake “Basha”, pedonalja e Tiranës tjetërsohet në “mejhane” të rëndomtë e të qelbët biznesi prej prototipit të familjes kryebashkiake të kryeqytetit, ose “kunatit”, siç e ka pagëzuar me personifikim të saktë komik kunatin e Lulzim Bashës, rubrika e gazetës “TEMA”: “Antena brenda familjes”.

Është fjala për përbindëshin e tenderave, lejeve të ndërtimit, punësimeve, shkarkimeve, fondeve të kësaj bashkie, vëllanë e gruas së Lulzim Bashës, i cili prej afro 3 vitesh po vepron mbi resurset e bashkisë e Tiranës, tamam si peshku “piranja” mbi viktimën e tij. Thënë troç është fjala për kryetarin real të Bashkisë Tiranë, që i bën dhe i jep për zbatim “planin e punës” Lulzim Bashës, vetëm sa… për të hedhur firmat.

Një “plan pune” tipik urdhërues prej kunatit, ndaj Lulzim Bashës është edhe përdorimi i pedonales së Tiranës për biznes përfitues familjar të “kunatit”. Ky e ka bërë monopol pedonalen. E kthen atë në qendër biznesi privat me firmë e vulë të Lulzim Bashës, në ditët e ndërrimit të viteve, në festën e fëmijëve “1 Qershor”, në ditën e punëtorëve “1 Maj”, në festat e nëntorit, por edhe sa herë i shpik mendja “festa” dhe “ditë të shënuara”. Dhe në këtë “Ditë Vere”, pra në 14 mars 2014, pedonalja u kthye sërish në treg me dyqane-çadra, me kioska druri, me zgara e tezga qoftesh, kukurrecësh, fergesash, shishqebapësh, pulash. U mbush fund e krye me pijetore, me punishte produktesh bujqësore e blegtorale, me treg prodhimesh të çdo lloji deri edhe me këpucë e rrobe të përdorura të firmës “Gabi”. U mbush me produkte ushqimore brumi, me fruta, perime e deri me …zarzavate dhe enë guzhine e veshmbathje.

Në pedonalen e Tiranës mungon vetëm tregu i bagëtive e kafshëve dhe i pajimeve e produkteve ushqimore për kafshët e punës si samarë, litarë, zile, këmborë, kapistra, patkonj, frerë, tagji, hime, bar, lëpushka misri kashtë, nallbanë e tredhës kafshësh etj.

Pedonalja e Tiranës është mbushur me oxhaqe tymi të qoftexhinjve e fërgesave, me mbeturina shishe pijesh, me qejflinj qoftesh, gjize, rakie që “argëtohen” e zhurmojnë, madje dhe që shurrojnë rrëzë mureve e portave të Kalasë e trungjeve të pemëve. Është mbushur me grupe individësh që pijnë, bërtasin, shajnë njeri-tjetrin, madje edhe që ngacmojnë kalimtarë, duke pirë të ulur deri në stolat dhe bordurat përgjatë murit të Kalasë së Tiranës, murit të Teatrit Kombëtar e mjediseve të tjera publike argëtuese e kulturore me pjatanca plastike e prej kartoni, vendosur mbi bordurat e Pedonales e mbi gjunjë përgjatë saj.

Pijetore-gjelltorja “Pedonale” i ka çuar qoftet, gjizën, rakinë dhe ahengun rrumpallë si të Tiranës së viteve ’20, deri mbi rrënojat e vjetra arkeologjike përgjatë pedonales. Deri tek kryeqëzimi përballë ish-selisë së PD. Deri në kangjellat e Akademisë së Shkencave, të Parlamentit dhe Galerisë së Arteve.  Madje edhe deri përgjatë ndërtesës së Ministrisë së Brendshme, në hyrjë të bulevardit kryesor të Tiranës.

Babëzia e “kunatit” e ka tjetërsuar pedonalen në “Qofte Luli”, të mjegulluar e ndotur nga mbeturinat, ulërimat e pazarxhinjve dhe tymi i zgarave. Familja kryebashkiake “Basha” ia ka ndërruar funksionin pedonales, që në ndërtim të saj u projektua dhe u financua si mjedis publik çlodhjeje e qetësie për qytetarët.

Por edhe këtë hapësirë të pastër e të qetë që duhet të kishte Tirana, “kunati” po e përdor prej afro 3 vitesh si qebaptore dhe treg të gjithçkaje.

Kreu i Bashkisë, Lulzim Basha e di shumë mirë që pedonalja është ndërtuar për t’u çlodhur e shëtitur qytetarët e jo për të shitur qoftet, fërgesat, kukurrecët, shishqebapët dhe pijet e biznesit të kunatit të tij.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>