“Ju kërkojmë me sinqeritet falje dhe shpresojmë se atje lart në qiell, do e kuptoni brishtësinë tonë”.
Këto janë fjalët e Bashkim Dobrushit, 45 vjeç, që humbi tre vajzat e tij, Sidny, Keisi e Simona.
Ato u vranë nga mamaja e tyre, Edlira, në një krim që tronditi jo vetëm Italinë e Shqipërinë.
Dobrushi u ka shkruar një letër të fundit vajzave, ndërkohë që qyteti i Lecco u ka dhënë atyre lamtumirën.
Tani vajzat do vijnë në Shqipëri, ku edhe do prehen.
“Do e shkëmbeja jetën time me tuajën, për t’i dhuruar atë të ardhme që iu mohua. Do e ndaloja kohën që të mund t’iu dhuroja të ardhmen më të bukur”, shkruan babai.
“Nuk e kuptoj. Nuk jam ende në gjendje ta bëj, por nuk dua të gjykoj nënën tuaj. Na mungoni të gjithëve, prindërve dhe miqve, neve që nuk kuptuam dhe imagjinuam dot që diçka e tillë mund të ndodhte.
Nëpërmjet dhe rreth e rrotull jush shihnim vetëm një dashuri të madhe, dhe mundoheshim të bënim të pamundurën, por kjo nuk mjaftoi. Do të na mungojë gjithçka e juaja. Buzëqeshjet, ëndrrat dhe hareja juaj. Ju lutem të na doni nga qielli. Atje ku jeni tashmë, dhe shpresojmë të na falni atë dashuri që ne këtu nuk ditëm t’jua japim. Atë të ardhme që ëndërronit e që nuk mundëm t’jua falim”.
Letra u lexua në fund të një meshe të organizuar për këtë qëllim.
Familja Dobrushi është myslimane, por vajzat kanë ndjekur katekizmin dhe ishin afër Karitasit. Ceremonia ishte kërkuar nga babai dhe xhaxhai i tri vajzave.