Një grua e tërbuar nga fakti që i shoqi e kishte tradhtuar, vendosi që të përdorë hapësirën e reklamave në një gazetë për të “uruar” të shoqin për lidhjen e re.
Ngjarja ndodhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Teksas.
Timeshia vendosi të uronte të shoqin, Patrick Brown për lidhjen me Shara Cormier, duke zbuluar se ajo është shtatzënë.
“Dua të uroj Shara Cormier dhe Patrick Brown. Ata po presin një bebe. Shpresoj se të dy janë të dashuruar dhe kjo do të funksionojë. Gjithmonë, gruaja e Patrick, Timeshia Brown,” lexohet në njoftim.