Edhe projektligji për amnistinë nuk i ka shpëtuar debateve në lidhje me shpërthimet e tritolit.
Gjatë diskutimit në Komisionin e Ligjeve opozita ka ngritur shqetësimin për ndikimin e amnistisë në situatën e rendit, raporton Vizion Plus.
Por Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, krahas garancisë se qeveria do të vazhdoje betejën për vendosjen e rendit e sigurisë, ka akuzuar opozitën si nxitëse të tritolit.
Por situata e rënduar për shkak të shpërthimeve me tritol ka qenë edhe shqetësimi i deputeteve të mazhorancës, pasi Pandeli Majko ka kërkuar përjashtimin nga amnistia të nenit 80 që flet për personat që sigurojnë mjetet materiale për të kryer vrasje. Kjo është amnistia e 8 që parlamenti bën që prej vitit ‘91 dhe falë saj do të përfitojnë 350 persona.