Kështu do të quhet partia e Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit.
“Nga sot Kosova do të ketë një nismë të re”, tha Fatmir Limaj në fjalimin me rastin e themelimit të partisë së re
Ai shtoi se Nisma e tij do të jetë udhërrëfyese se si duhet të bëhet ndryshimi në Kosovë.
Limaj theksoi se Nisma nuk është një parti më shumë, por është një sinjal se ndryshimi është i mundshëm në Kosovë.
“Nisma për Kosovën do të ketë parime në themelet e saj”, tha Limaj.
Në fjalën e tij para të pranishmeve, Jakup Krasniqi tha se kryetar i Kryesisë së Nismës për Kosovën do të jetë Fatmir Limaj, ndërsa kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës do të jetë ai.
Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë është mbushur me simpatizantë dhe anëtarë të ardhshëm të Nismës.
Gazetari i Express raporton se salla është mbushur plot me njerëz, ndërsa ka pasur edhe shumë të tjerë rreth pallatit, në pamundësi për të hyrë brenda.