Michael Schumacher është prej 57 ditësh në gjendje kome artificiale. Por fundi i kësaj gjendje duket ende i lagët.
Raportohet se mjekët e klinikës Grenoble e kanë ndërprerë fazën e zgjimit që në fund të janarit.
Lajmin e bën të ditur revista Focus.
Ende nuk dihet se përse është ndërprerë faza e zgjimit të Schumacher, por raportohet për komplikacione në trurin e kampionit të Formula1.
Lajmi vjen pak ditë pasi ish- kolegu i Schumacher, Massa, deklaroi se kishte parë që Michael lëvizi pak buzët.
Edhe vetë menaxherja e Schumacher ka pranuar se ai është në gjendje të pandryshueshme në koma artificiale.
Schumacher u vendos në gjendje të komës artificiale nga mjekët, për të ruajtur trurin e tij.