Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Ukraina lëshon urdhër arresti për ish- presidentin Janukoviç: Vrau qytetarët në protestë

$
0
0

viktoriUkraina ka lëshuar një urdhër arresti për ish- presidentin Viktor Janukoviç.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm i përkohshëm.

Sipas BBC, Arsen Avakov shkroi në Facebook se ndaj tij dhe të tjerëve zyrtarë është hapur një hetim penale për vrasjen masive të qytetarëve paqësorë.

Deputetët ukrainas votuan për largimin e tij të shtunën, pas muajsh protestash që nisën pasi ai refuzoi një marrëveshje me Bashkimin Europian.

Protestat e javës së fundit lanë dhjetëra të vdekur.

Ministri i Brendshëm tha se Janukuviç është parë të dielën, bashkë me një ndihmës. Më pas ata janë larguar me makinë, në një destinacion të paditur.

Ndërkohë ministri i përkohshëm i Financave, Juri Kolobov deklaroi se Ukraina ka nevojë urgjente për 35 miliardë dollarë ndihmë. Ai kërkoi që të mbahet një konferencë e donatorëve ndërkombëtarë për këtë çështje.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>