Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Udhëzimi i klerikëve myslimanë: Ndalohet jetesa në Mars

$
0
0

marsKlerikët myslimanë lëshuan një fatva (udhëzim për myslimanët) kundër atyre që duan të jetojnë në Mars, duke theksuar se diçka e tillë është kundër ligjit islamik.

Fatva u lëshua nga Autoriteti i përgjithshëm Islamik në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ky udhëzim vjen pasi organizata Mars One bëri të ditur se do të tentojë që të ngrejë një bazë të përhershme njerëzore në Mars.

Klerikët myslimanë thonë se çdo përpjekje për t’u vendosur në Mars është një mision vdekjeprurës, por vetëvrasja nuk lejohet në Islam.

Deri më tani 200 mijë njerëz kanë aplikuar për të marrë pjesë në misionin e Mars One.

Nga këta, rreth 500 aplikues janë sauditë.

Organizatorët thonë se aplikantët do përzgjidhen me kujdes, që të jenë në gjendje të mirë mendore dhe fizike.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>