Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Dhëndri në Facebook: Unë dhe Lefter Maliqi, krenaria e PD

$
0
0

Dhëndri ka vendosur të bëhet aktiv në komunikimin me popullin në Facebook dhe për këtë thirri në një konsultë Kunatin dhe kryeredaktorin e RD.

-Kam shumë nevojë për komente tek adresa ime, u tha, dhe pastaj unë t’u kthej përgjigje.

-Ne kemi dy pseudonime, i tha kryeredaktori i RD, Ermal Dibra dhe Flori Tirana. Dhe kur bën shkrime Doktori, këto emra vëmë. Kur janë të egra politike, përdorim Ermal Dibra, kur janë lavdëruese, përdorim Flori Tirana.

-Po shumë mira, tha Kunati. Këto të përdorim meqë janë të njohura. Ti nis diçka në Facebook me Flori Tirana dhe ky të kthen përgjigje.

-E mo mirë, tha kryeredaktori i RD, i bezdisur pak nga Kunati. Sapo Kunati u largua, ai iu kthye Dhëndrit.

-A e di ça ke ti plako, bëje vetë dhe pyetjen se e ke më kollaj për përgjigjen. Ja ta jep vëllai emrin Flori Tirana, e ka në Facebook, pasuordi Doktori.

-S’ka problem, e bëj vetë, tha Dhëndri dhe u largua gjithë qejf në zyrën e tij.

Pak më vonë doli postimi dhe përgjigja rrufe e Dhëndrit, të cilën po e botojmë sipas origjinalit.

 

Flori Tirana ka postuar në Abi Malltezi- Janar 19

Abi Malltezi e ke shume foto te bukur dhe dukesh si shqiponje ne fluturim. Sot pashe qe Koco kish dashur te te sulmoje tek fleterrufeja e vet si ty edhe ish- deputetin Lefter Maliqi. Mos e merrni seriozisht Kocon se ia kerkon interesi dhe per interes ai nxjerr edhe te bijen ne treg. Mos u merakosni as ti dhe as Lefteri se ju nuk keni marre ndonjehere 18 milione dollare tendera nga buxheti i shtetit sic mori koco nga edi kur ishte ne bashki, ju nuk ju ka falur ndokush 2 milion dollare taksa sic i fali edi, ju nuk keni bere ndonjehere rikonstruksion shkollash ku t’i bjere tavani ne koke femijeve, ju nuk keni paguar rryshfet per te nxjerre fitues ne festival vajzen, ju nuk i keni vjedhur deri edhe punonjesit tuaj dhe mos ju keni dhene pagen per muaj me rradhe sic ka bere koco, ju nuk keni pasur ndonjehere monopolin e naftes sic e ka koco, ju nuk keni ngritur nga nje keshtjelle ne rere vetem 25 metra larg detiti qe dhunon 3 ligje, 2 plane urbane dhe ka 2 vendime per prishje sic ka binaja e kocos, dhe ju nuk fshiheni pas prishjeve te ndertimeve me leje dhe pa leje vec per te vjedhur token dhe te pasur monopolin e bregut sic ben koco. Abi dhe Lefter, mbajeni koken lart se jeni te nderuar me punen tuaj dhe jo si palaco koco te cilit i ka ardhur dita te vjedhe.

Abi Malltezi

Flori, shume faleminderit per komentin dhe paralelizmin me bemat e kocos. Ishin shume te gjetura. Me duhet te them qe kesaj rradhe (si rrallehere) nuk kishte mashtruar ne gazeten e tij pasi kish nxjerre nje foto te bukur nga nje moment i bukur ne ski qe e postova vete, dhe pastaj si per te hedhur tharm kish perdorur nje koment per te sulmuar Deputetin Maliqi i cili ka bere nje pune kolosale per komunitetin e tij pa pervetesuar fonde apo monopolizuar sherbime sic thua ti qe po ben Koco duke monopolizuar naften dhe bregun. Leri Zotin dhe ki parasysh qe sharja me e rende mes gazetareve te koces eshte “te pafsha gjithe jeten punonjes te kocos!” Nderkaq, une u kenaqa ne ski dhe ndonese diten e fundit pati bore te madhe, perseri e shijova pamase duke bere dhjetera pista me gjatesi totale gati 40 km. Shume faleminderit dhe njehere dhe gjithe te mirat ty dhe familjes tende!


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852