Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Berisha: Rama-Meta kanë vendosur asgjesimin e opozitës

$
0
0

Berisha Sali“Krerët e aleancës anti-integrim Rama-Meta kanë vendosur të asgjesojnë opozitën e vendit”, shkruan ish-Kryeministri Sali Berisha në rrjetin social Facebook.  Referuat rrëzimit të kërkesës së Partisë Demokratike për ngritjen e komisionit parlamentar hetimor për emërimet dhe shkarkimet në Policinë e Shtetit, Berisha akuzon se me këtë akt dyshja anti-integrim Rama-Meta de facto asgjeson opozitën si institucion sovran në kuadrin kushtetues të një vendi, e shtyp atë dhe e shndërron në një organizatë pa asnjë vlere, thjeshte një gjethe fiku e shtetit policor të neobllokmeneve shqiptar. Në këtë kuadër, Berisha bën thirrje për qytetarët të dalin në protesta për të mbrojtur opozitarizmin e vendit.  “Në një hark kohor të shkurtër, për të dytën herë rradhazi, të drejtën kushtetuese themelore të opozitës, të drejtën për krijimin e komisioneve hetimore, pra të drejten e kontrollit parlamentar. Ndaj i bëj thirrje popullit opozitar të ngrihet në protestat më të fuqishme dhe mbrojë me cdo kusht opozitarizmin dhe opozitën e vërtetë të vendit, misionin e saj jetik dhe vendimtar për liritë dhe të drejtat tona, për sistemin demokratik në Shqiperi”, shkruan Berisha.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>