Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, zhvilloi sot një takim me veteranë të LANÇ

$
0
0

IMG_4410 Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, zhvilloi sot një takim në zyrat e Komitetit të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Në takim u bisedua për projektin e krijimit të një komisioni ndërinstitucional për festimin e 70 vjetorit të çlirimit të vendit. Z. Meta shprehu gjithë vullnetin e tij për të bërë gjithçka për nderimin në mënyrën më të mirë të mundshme të këtij momenti të një rëndësie të veçantë historike.
Kryetari i Kuvendit ndau dhe diskutoi ide konkrete me përfaqësuesit e Komitetit të Veteranëve për gjithë çfarë mund të programohet në projektin për nderimin e 70 vjetorit të çlirimit dhe kërkoi bashkëpunimin e Komitetit në këtë drejtim. Kryetari i Komitetit të Veteranëve, Rustem Peçi falënderoi për vëmendjen e vazhdueshme të Kryetarit të Kuvendit dhe vizitën e tij në selinë e tyre. “Nuk ishte takimi ynë i parë dhe natyrisht nuk do të jetë as i fundit. Je gjithmonë i mirëseardhur mes nesh”, tha zoti Peçi. Kryetari i Kuvendit shoqërohej në këtë vizitë edhe nga deputeti i Kuvendit z. Luan Rama.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>