Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

A janë gamilet prova se Bibla nuk është e saktë?

$
0
0

Engraving From The Dore Bible Illustrating Genesis Xiii 1 To 4 Abraham Journeying Into The Land Of Canaan By Gustave Dore 1832-1883 French Artist And IllustratorGamilet përmenden në historitë biblike që përfshijnë Abrahamin, Jozefin dhe Jakobin dhe të tjerë personazhe të famshme.

Por arkeologët thonë e kanë zbuluar prova se këto kafshë janë zbutur shumë më vonë nga sa përmenden në Bibël.

Ata pretendojnë se një gjë e tillë sfidojnë librin e shenjtë si një dokument historik.

Profesorët Erez Ben-Yosef dhe Lidar Sapir- Hen nga Universiteti i Tel Avivit kanë përdorur radiokarbonin për të identifikuar se kur gamilet e zbutura mbërritën në këtë vend.

Ata zbuluan se gamilet erdhën në këtë vend në shekullin e 9-të Para Krishtit, jo në shekullin e 12-të siç ishte menduar më parë.

Autorët e studimit thonë se ardhja e gamileve në këtë rajon ka një rëndësi shumë të madhe ekonomike dhe sociale.

Por në Bibël përmendet se Abrahami, Jakobi e të tjerë i kanë ngarë gamilet që 2000- 1500 vjet Para Krishtit.

Mendohet se fillimisht gamilet janë zbutur në Gadishullin Arabik.

Skeletet më të vjetra të gamileve të zbutuar janë zbuluar në Aravah, përgjatë kufirit mes Jordanisë dhe Izraelit.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>