Kunati u ndje në siklet nga deklaratat e Dhëndrit dhe analistëve, që pranuan se kanë dërguar sms. Disa burime të tij në TV Klan i kishin thënë se dikush në regji kishte zbardhur gjithë sms-të që u dërgohen Fevzos dhe analistëve në emision dhe do t’i bënte publike. Duke qenë kurioz se si kishin rrjedhur ngjarjet, Kunati vendosi të shkëmbejë disa sms me dhëndrin për të mësuar si u prodhua ajo skenë.
Ja sms-të e shkëmbyera mes tyre.
Kunati- Dhëndrit: Vërtet i ke çu sms Fevzos?
Dhëndri- Kunatit: Po, dhe unë, dhe Babi. Si të mos i çonim, ai po e linte Saimirin të gënjente.
Kunati- Dhëndrit: Ou, nuk e dija pse dhe Luani i çoi…
Dhëndri- Kunatit: Jo Luani, jo, Babi, Babi, d.m.th Doktori.
Kunati- Dhëndrit: Ah, po, harrova. Po Babi i shkroi Fevzos?
Dhëndri- Kunatit: Jo, jo, nuk i shkruan atij ai, po më tha dërgoji mesazh. Ai ia çoi Sandrit.
Kunati- Dhëndrit: Po Sandri i ktheu përgjigje?
Dhëndri- Kunatit: I ktheu, po nuk na e lexoi se ishte goca ime aty dhe ajo nuk e duron dot Fevzon. Ajo i shkroi mesazh Tan Hoxhës. I tha ‘thuaj atij tullacit, mos iu lëpi Saimirit’.
Kunati- Dhëndrit: Po Tani i ktheu përgjigje?
Dhëndri- Kunatit: Jo, i ktheu Gitës, i tha shumë të zonjën e keni këtë çupën, mbi nivelin e kryesisë së PD-së.
Kunati- Dhëndrit: Po Gita i ktheu përgjigje?
Dhëndri- Kunatit: Gita i tha ‘kujdes tek emisioni se po flet shumë ai Saimiri. Mos e leni kaq shumë’.
Kunati- Dhëndrit: Po ai i ktheu përgjigje?
Dhëndri- Kunatit: Ai i shkruajti Babit, ‘po na ndiqni familjarisht. E shoh që ju lamë pa gjumë’.
Kunati- Dhëndrit: Po Babi i ktheu përgjigje?
Dhëndri- Kunatit: I tha bravo, të lumtë.
Kunati- Dhëndrit: Po Babi e dinte që po shkruanit dhe ju të tjerët?
Dhëndri- Kunatit: Patjetër që e dinte. Ne veprojmë si ekip.
Kunati- Dhëndrit: Po ti si thua, e ka bërë kastile ky Fevzo që i ka bërë publike këto mesazhet në ekran?
Dhëndri- Kunatit: Sandri thotë jo. Fevzo ka faj se ka mësuar kameramanët t’i fokusojnë të ftuarit tek dora për të parë çfarë ore kanë, dhe ata gabimisht kanë kapë mesazhet.
Kunati- Dhëndrit: Po Babi akoma i mban mëri Fevzos?
Dhëndri- Kunatit: Nuk flet për të, e ndërron bisedën kur ia hapim dhe lavdëron vetëm vajzën time në këtë rast, që d.m.th është dakord me atë.
Kunati- Dhëndrit: Se dhe Luli ka merak mos i ngelet qejfi që ka shkuar tek Fevzo, ngaqë nuk e ka sqaruar këtë punë.
Dhëndri- Kunatit: Jo, jo, Luli ka folë me Zenin, s’ka problem, ka marrë leje.