Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Mesazhi i Xhon Kerry-it si realitet dhe si axhendë

$
0
0

meroNga Mero Baze

 

Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerry, ka bërë një portret realist të demokracive ballkanike, duke i përshkruar ato si vende ku aspiratat e qytetarëve “po shtypen nën barrën e korrupsionit, interesave oligarke, interesave që përdorin paranë për të shtypur kundërshtarët politikë, për të blerë politikanët dhe grupet mediatike dhe për të dobësuar pavarësinë e gjyqësorit, si dhe të drejtat e organizatave joqeveritare.”

Vizatimi i Sekretarit të Shtetit, është një pamje realiste edhe e Shqipërisë. Shqipëria ka hyrë prej më shumë se dy dekadash në këtë rrugë. Bota e korrupsionit këtu ka blerë gjithçka, dhe beteja për të blerë opozitën ka shkuar deri në ekstrem në zgjedhjet e fundit, kur Sali Berisha qëndroi në pushtet falë blerjes së mandateve të deputetëve opozitarë. Grupet mediatike po ashtu u rreshtuan të nënshtruara në këmbët e pushtetit dhe faktet po tregojnë se “perandoria” mediatike e Sali Berishës, është financuar me rreth 18 milion euro nga buxheti i qytetarëve shqiptarë. Gjyqësori u nënshtrua i gjithi në këmbët e Familjes në pushtet, aq sa akoma vazhdojnë t’i mbajnë akoma  “besën” djalit apo vajzës, që i ka rekomanduar gjyqtarë. Organizatat joqeveritare arritën në atë pikë, sa me paratë e qeverisë, një farë lëvizje “Zgjohu”, ende e pahetuar nga Drejtoria e Tatimeve,  bënte çdo ditë fletërrufe për liderin e opozitës, ndërsa veprimtarët e ashtuquajtur “të të drejtave të njeriut” shkonin në tubime elektorale për të mbështetur ministrin e Brendshëm që kishte vrarë katër qytetarë të pafajshëm, të paarmatosur, të parrezikshëm dhe të pambrojtur.

Pamje më makabre për një shoqëri të zhytur në korrupsion dhe autokraci nuk mund të ketë. Kjo është Shqipëria e vitit 2013, e cila i ngjan po ashtu shumë Maqedonisë, Malit të Zi, deri diku Serbisë dhe Turqisë.

Fakti që SHBA kanë mbritur në një analizë pikante të kësaj tabloje ballkanike, do të thotë që kjo lloj demokracie është tashmë një shqetësim ndërkombëtar.

Problemi serioz që shtrohet tani është nëse ndryshimi i qeverisë në Shqipëri mund ta zhdukë këtë vizatim për shoqërinë tonë?

Për të ndryshuar, kjo qeveri nuk ka nevojë të bëjë shumë gjëra, por mjafton të mos bëjë disa gjëra që ka bërë Sali Berisha.

Së pari, të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe të respektojë opinionin publik. Arroganca ndaj zërit të qyterëve dhe kundërpërgjigjia ndaj tyre, ishte tipari kryesor i një rregjimi që tentonte të prodhonte opinion publik në llozha televizionesh të korruptuara dhe t’ia impononte shoqërisë si mendim të vetin. Kjo prirje e rrezikshme autokrate bëri që të lulëzojë media e korruptuar, bëri që rregjimi të kishte nevojë për pronarë mediash sharlatanë, që t’i mbante nën kontroll, bëri që të kishte nevojë për gazetarë të superpaguar, që tentuan t’i shpëlajnë mendjen shoqërisë, bëri që Sali Berisha në fund të kishte nevojë dhe për Arian Çanin që të vetëtrimërohej nga banaliteti i fjalëve të veta dhe të shkëputej nga realiteti, bëri që të çuditej dhe të vinte kujën kur mori 1 milion vota kundër.

Kjo qeveri ka dhënë shenjën e parë që ka hequr dorë nga kjo prirje. Protestat anti- lëndë kimike provuan se qeveria dëgjoi zërin e qytetarëve dhe nuk ju kundërpërgjigj atyre me një propagandë fashistoide, siç do të kishte bërë Sali Berisha. Është mirë të vazhdojë kështu, pasi nuk do të ketë nevojë as për Sandër që ta mbrojë duke i rrjepur miliona dhe as “opinionistë” që shetisinin nga një studio në tjetrën duke i mbushur mendjen njëri- tjetrit se po i thonë të vërtetën shoqërisë, as për emisione qesharake që mendojnë se udhëheqin vulgun e shoqërisë, dhe as për Kaç Islamër për t’i përdorur si letër higjenike në ditë të keqe.

Së dyti, qeveria duhet të mos gjejë shkak opozitën për të arsyetuar mosqeverisjen, por duhet t’i çojë reformat deri në fund. Opozita as pritet dhe as nuk ka nevojë të jetë deomos konstruktive. Ajo ka punën e vet dhe opsionin e saj të minorancës. Kjo qeveri është e dënuar, se ka një shumicë solide në Kuvend dhe nuk mund të justifikohet për asgjë. Basha Ristani, Bumçi, bile dhe Zeni, Arbri e Gita, mund të flasin gjithë ditën, por ata nuk janë arsyeja e dështimit. Nëse qeveria dështon, dështon për pafuqinë e vet. Në momentin që qeveria do të përpiqet të bëjë atë që bëri Sali Berisha, që kur vriste katër qytetarë thoshte ishte “puç shteti”, atëhere ajo duhet të iki një orë e më parë nga pushteti, se kthehet në regres.

Së treti, qeveria duhet të provojë deri tek “muri” për të bërë një reformë rrënjësore në drejtësi, për ta shpëtuar atë nga porositë e Zenit, Gitës, babit tyre, apo mafies shqiptare. Sipas rekomandimeve perëndimore, ata duhet të ndryshojnë formulën e zgjedhjes së KLD-së, formulën e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm, dhe duhet të forcojnë hallkat e kontrollit të gjyqësorit për korrupsionin, duke u zbehur atyre imunitetin. Një vend ku asnjë zyrtar i lartë nuk ka përfunduar në burg për korrupsion, ndërkohë që ndikimi politik në ekonomi është maksimal, është një vend rekord i korrupsionit, i cili favorizohet nga një drejtësi e korruptuar. Ko betejë po ashtu duhet çuar deri në fund.

Dhe së fundi, qeveria e re duhet të mos bëjë atë që po ribën opozita e sotme, që tenton të rishkruajë mesazhet e perëndimit për shqiptarët. Xhon Kerry ka folur qartë dhe ka bërë një vizatim realist të gjendjes në Ballkan, ku Shqipëria për fat të keq të saj, ndjehet e përfaqësuar, ndërsa një nga autorët e krimeve të rënda politike në këtë vend, Lulzim Basha, vrapon t’ua rilexojë shqiptarëve këtë mesazh si mesazh në favor të tij. Gjeste të tilla i bëjnë njerëz të lehtë, jo seriozë, karagjozë, të pacipë, të cilët me të njëjtën lehtësi marrin përsipër dhe vrasje qytetarëësh dhe firma për korrupsion mbi 200 milion euro për llogari të shefave të tyre. Është mirë që kjo qeveri të mos na i përkthejë mesazhet e Perëndmit. Dimë t’i lexojmë vetë, t’i dëgjojmë vetë dhe t’i kuptojmë vetë. Ajo bën mirë të kuptojë pjesën e saj. Shqiptarët ndjejnë neveri për bythecë të tillë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>